
Rritja e ndërgjegjësimit publik mjedisor përmes kulturës automobilistike
Eko Fluid mori pjesë me stendën e saj në Car Show Manastir, ku vizitorët e të gjitha moshave patën mundësinë të informohen për trajtimin e duhur t&eum
Eko Fluid mori pjesë me stendën e saj në Car Show Manastir, ku vizitorët e të gjitha moshave patën mundësinë të informohen për trajtimin e duhur të vajit motorik të përdorur, misionin e kompanisë dhe rëndësinë e riciklimit të tij.
Organizatorët nga Car Club Manastir mblodhën mbi 180 automjete, ndërsa përmes mesazheve ekologjike, lojërave interaktive dhe aktiviteteve argëtuese, tema e mbrojtjes së mjedisit u prezantua në një mënyrë të afërt dhe interesante për entuziastët e automobilizmit.
Ngjarje të tilla paraqesin një mundësi të shkëlqyer për t’u afruar me qytetarët që përdorin automjete dhe që, përmes veprimeve të përgjegjshme, mund të kontribuojnë drejtpërdrejt për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.
Ishte kënaqësi e veçantë të ishim pjesë e këtij organizimi.


