
Eko Fluid me aktivitete promovuese për rritjen e ndërgjegjësimit mbi menaxhimin e përgjegjshëm të vajrave të përdorura
Në kuadër të iniciativës, në disa pika të karburantit LUKOIL po zhvillohen aktivitete promovuese, përmes të cilave qytetarët kanë mundësi të informohen drejtpërdrejt për rëndësinë e grumbullimit dhe menaxhimit të duhur të vajrave motorike të përdorura.
Eko Fluid vazhdon aktivitetet për informimin e publikut mbi rëndësinë e menaxhimit të duhur të vajrave motorike të përdorura dhe rreziqet që sjell trajtimi i papërshtatshëm i tyre.
Në kuadër të iniciativës, në disa pika të karburantit LUKOIL po zhvillohen aktivitete promovuese, përmes të cilave qytetarët kanë mundësi të informohen drejtpërdrejt për rëndësinë e grumbullimit dhe menaxhimit të duhur të vajrave motorike të përdorura.
Vizitorët mund të njihen më nga afër me sistemin e Eko Fluid, mënyrën e organizimit të menaxhimit të vajrave motorike të përdorura dhe rolin që ka trajtimi i përgjegjshëm në mbrojtjen e mjedisit.
Deri tani, aktivitetet janë realizuar në disa pika të karburantit LUKOIL në Ohër, Manastir dhe Shkup, ndërsa iniciativa do të vazhdojë edhe në lokacione të tjera gjatë periudhës së ardhshme.
Kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarët është një pjesë e rëndësishme e procesit të ndërgjegjësimit. Përmes bisedës dhe informimit, qytetarët kanë mundësi të kuptojnë më mirë pse vajrat motorike të përdorura nuk duhet të trajtohen si mbetje të zakonshme dhe çfarë pasojash mund të sjellë menaxhimi i papërshtatshëm i tyre.
Me aktivitete të tilla, Eko Fluid vazhdon ta afrojë temën e menaxhimit të përgjegjshëm të vajrave të përdorura me qytetarët dhe të nxisë më shumë informim dhe përgjegjësi në komunitet.
Informimi është hapi i parë drejt veprimit të përgjegjshëm.
Së bashku e shndërrojmë përgjegjësinë në vlerë!


