
Një Jubile që Bashkon: 20 Vjetori i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore
Më 02.06.2026 kishim nderin dhe kënaqësinë të jemi pjesë e ngjarjes solemne me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike të Maqedonisë
Më 02.06.2026 kishim nderin dhe kënaqësinë të jemi pjesë e ngjarjes solemne me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore – një jubile i rëndësishëm që përfaqëson dy dekada përkushtimi, zhvillimi dhe mbështetjeje për komunitetin e biznesit në vend.
Si sponsor i kësaj ngjarjeje, Eko Fluid pati mundësinë të japë kontributin e saj në shënimin e këtij momenti të rëndësishëm. Një nder i veçantë për ne ishte fakti që drejtori i Eco Fluid, z. Besnik Ademi, në emër të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, pati privilegjin të ndajë mirënjohje për një pjesë të mysafirëve dhe pjesëmarrësve të pranishëm, si vlerësim për kontributin dhe punën e tyre të suksesshme.
Ngjarja ishte një mundësi e shkëlqyer për takime dhe rrjetëzim ndërmjet përfaqësuesve të sektorit të biznesit, institucioneve dhe organizatave partnere, si dhe për të shënuar arritjet e Odës gjatë 20 viteve të fundit.
Eko Fluid mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, bashkëpunimin dhe fuqizimin e komunitetit të biznesit. E urojmë Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore për këtë jubile të rëndësishëm dhe i dëshirojmë edhe shumë vite të suksesshme, të mbushura me arritje dhe suksese të reja.


