
Marsi u shënua me mbjellje pemësh në Parkun Holandez në Ohër
Këtë vit, në ngjarjen e organizuar së bashku me Zbogum Bukovo në Ohër, 8 Marsi u shënua në një mënyrë ndryshe dhe miqësore me mjedisin.
Këtë vit, në ngjarjen e organizuar së bashku me Zbogum Bukovo në Ohër, 8 Marsi u shënua në një mënyrë ndryshe dhe miqësore me mjedisin. Në vend të dhurimit tradicional të luleve, u realizua një aksion për mbjelljen e pemëve në Parkun Hollandez, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të gjelbër dhe më të shëndetshëm.
Në aksion morën pjesë shumë vullnetarë dhe qytetarë, të cilët së bashku mbollën fidanë të rinj dhe dërguan një mesazh të fortë se kujdesi për natyrën është dhurata më e bukur.
Si një dhuratë simbolike dhe e qëndrueshme, çdo grua e pranishme mori një set me mikro-bimë (microgreens), duke nxitur një marrëdhënie të përgjegjshme me natyrën dhe zakone të shëndetshme jetese.
Së bashku ndërtojmë një të ardhme më të shëndetshme dhe më të gjelbër. 🌍


