
Së bashku për ruajtjen e vlerave natyrore të Matkës
2026-04-27 12:00:00
Në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën e Sarajit, realizuam një aksion të koordinuar për pastrimin e zonës së Matkës
Aktiviteti ishte i fokusuar në mbrojtjen e një prej lokacioneve më të vlefshme natyrore në vend, përmes përfshirjes aktive dhe ngritjes së vetëdijes për sjellje të përgjegjshme ndaj mjedisit.
Përmes angazhimit të përbashkët, përkushtimit dhe punës ekipore, kontribuuam për një mjedis më të pastër dhe dërguam një mesazh të qartë për rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm ndaj natyrës





























