Prezantim shkollor: Edukim mbi vajrat e përdorura dhe ndikimin e tyre në mjedis

2026-05-07 12:00:00

Në bashkëpunim me shkollën “22 Nëntori” në Çento, më datë 06.05.2026 u realizua një aktivitet edukativ i dedikuar rritjes së vetëdijes tek të rinjtë për një nga sfidat serioze mjedisore – vajrat e përdorur dhe ndikimi i tyre në mjedis.


Nxënësit morën pjesë aktive me prezantime dhe diskutime, duke theksuar në mënyrë të qartë dhe kreative rreziqet nga trajtimi i gabuar i vajrave të përdorur, të cilët mund të shkaktojnë ndotje të tokës, ujit dhe ekosistemeve.


Kjo iniciativë dëshmoi edhe një herë rëndësinë e edukimit si faktor kyç për zhvillimin e vetëdijes mjedisore tek të rinjtë. Përfshirja e nxënësve në tema reale mjedisore i ndihmon ata të bëhen bartës aktivë të ndryshimit dhe qytetarë të përgjegjshëm të së ardhmes.


Eco Fluid mbetet një mbështetës i përkushtuar i iniciativave të tilla të fokusuara në edukim, zhvillim dhe forcim të vetëdijes mjedisore. Qëllimi ynë është të kontribuojmë në një menaxhim më të përgjegjshëm të materialeve të rrezikshme dhe në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të qëndrueshëm.


Mirënjohje e veçantë për shkollën “22 Nëntori” – Shkup për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e kësaj misioni të rëndësishëm mjedisor.

Bëhu IN, me natyrën në Ekip.